MENU
klinika

Vendimi

Kompensimi direkt për bagëtitë e imta, bletarinë dhe qumështin

27.04.2019 - 12:51

Ministria e Bujqësisë përcakton se si do të ndahet fondi prej 5 milionë eurosh në ndihmë të fermerëve që do të aplikojnë për subvencione.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Përmes një udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, specifikohet se për  tufën  bazë  të  matrikulluar,  për  fermat  me  jo  më  pak se  100  krerë  dele ose dhi, subvencionohen me vlerën 1000 lekë/krerë, dorëzimi i qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lope ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 mijë lekë për subjekt.

Bletaria
Mbarështim i  bletarisë me 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 mijë lekë për subjekt.
Mbështetje  ndaj  anijeve  të  peshkimit  me  flamur  shqiptar,  në  vlerën  20 lekë/kg për açuge ose sardele të peshkuara.
Pagesa do të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të  këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara