MENU
klinika

Shkelën kushtet

Koncesionet në HEC-e/ MIE: Ndërpremë 9 kontrata!

15.04.2019 - 14:26

“Ndërpriten 9 kontrata koncesionare në HEC-e, pasi në mëyrë të njëanshme janë gjetur shkelje të kushteve“, kështu ka bërë me dije Ministria e Infrastrukturës dhe Energjsë.

MIE ka njoftuar se numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

Procesi i skanimit të situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve që kanë përfituar kontrata për ndërtimin e HEC-eve ka vijuar me ritme të shpejta, sipas planit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë:

Mosrespektimi i afateve proceduriale;
Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.
Nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tashmë ka përfunduar procesi monitorimi dhe verifikimit i situatës në terren dhe puna është fokusuar në praktikën dokumentare dhe në koordinimin e qëndrimeve me institucionet e tjera, si:

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

– Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;

– Agjencinë e Manaxhimit të Burimeve Ujore;

për të dalë në konkluzionet finale mbi procedurat dhe hapat që do të ndiqen.

Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Sikurse është thekuar edhe më parë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po procedohet me kujdes, për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për Buxhetin e Shtetit.

Problematikat e konstatuara në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, po analizohen në funksion të riinxhinierimit të gjithë procedurës për lidhjen e kontratave koncesionare, sikurse dhe për procesin e monitorimit dhe kontrollit të kësaj të fundit.

Konfindustria: AMF të bëjë të ditur shifrat

“Sa është paguar deri më tani për të prekurit nga tërmeti?”

Nuk ka më para të fshehura jashtë

Tatimet do kenë listë edhe nga këto vende

Burim të ardhurash për 26% të familjeve shqiptare

Të ardhurat nga emigrantët/ 520 milionë euro për këtë vit

"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh