MENU
klinika

Samiti për Ballkanin

Konfirmohet takimi/ Rama “kokë më kokë” me Merkel

28.04.2019 - 17:27

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen së bashku të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Anglea Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeminisri Edi Rama, ku në anxhendën e takimit, kancelarja ka përcaktuar një bisedë me kryeminsitrin Rama, fill pas takimit që ajo do të zhvillojë me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut , Zoran Zaev.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri Shqiptar, Edi Rama, gjate konferences permbyllese pas Samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor i mbajtur ne Berlin.

“Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , z. Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te kete një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kancelarisë gejrmane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN