Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës në ambientet e shkollës. Në këtë mbledhje janë diskutuar ndër të tjera masat kundër ndërtimit të shkollës.
Dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço u shpreh se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë ai ka paralajmëruar vazhdim të protestës nga ana e pedagogëve dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.
“Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën. Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.”- ka thënë dekani Meço.