MENU
klinika

Ndihem i prerë në besë

Konflikti tek UBT/ Çfarë paralajmëron dekani i universitetit?

11.04.2019 - 12:42

Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës në ambientet e shkollës. Në këtë mbledhje janë diskutuar ndër të tjera masat kundër ndërtimit të shkollës.

Dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço u shpreh se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

kolana e librave

Ndërkohë ai ka paralajmëruar vazhdim të protestës nga ana e pedagogëve dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.

Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën. Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.”- ka thënë dekani Meço.