09.04.2019 - 12:04
Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar përplasja mes Bashkisë së Tiranës me pedagogët dhe studentët e UBT.
Sherri mes tyre ka nisur për shkak të projektit të Bashkisë për të prishur fidanishtën e Universitetit dhe për ta kthyer në shkollë të integruar për komunitetin që jeton në Kodër Kamëz.
Ky projekt ka hasur në kundërshti të fortë në radhët e Universitetit. Përfaqësuesit e tij kanë nisur protestat dhe prej ditës së djeshme, ata kanë bojkotuar mësimin duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm.
Sot, studentët gjatë protestës kanë tentuar disa herë të çajnë rrethimin e fidanishtes,e cila do të prishet.