Intelekuali i papërsëritshëm, Konica, nuk e ka kursyer as dashurinë dhe kontributin e vyer për Shqipërinë, po as qëndrimin tejet kritik e ironinë therëse për vëllezërit e tij shqiptarë. Mes dhimbjes e me qesëndi, ai ka lënë mësime të çmuara për vendin e kombin e tij; mësime që duhen shkruar mbase, më shkronja të mëdha…
Dukë parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk këmbëjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjët, në vafshin si vëmi, do të jëmi aqë poshtë sa dhe sot.
Grëqia u-rrëkëllyë dhë u-shua për jëtë: ne, në vent që të marrim mësimë, dhë dukë kërkuar shkakët ë rrëkëllimit të Grëqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhë në një shojtjë ë përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.
Shqipëria është një vent i mjërë dhë i ërrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytëtari, pa njërëz të shquar, pa njërëz që njohin të mirën dhë përpiqën t’a arrijnë. O është detyra ë atyrë të pakëvë Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhë në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhënë? Detyra ë tyrë është të përpiqen të këndohët dhë të shkruhët gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshët dhë të rritët mendimi kombiar, të çahën dhë udhëra të mira ëdhë të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallët trëgëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhë tonë. Po këto punëra s’bëhën pa vojtjë; duhet, për ti mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët ë vërtëtë’ s’janë të zotërit t’i kënë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lëhtë: politikë.
Të lëshojë Turqinë njëriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mëmoranda, të këndonjë gazëtat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajvë, ë të tjëra, janë lodra për të cilat s’duhët as dituri ë madhë as mundim i shumë.
Pa të përpiqët njëriu të ngulë nat’ë ditë, më ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvë ndofta është ca m’ë rëndë.
Të vësh t’u thuash ‘mëmëdhetarëvë të vërtëtë’ ëjani të punojmë për gjuhën shqip dhë për mendimin kombiar, do të lodhësh kot: Ata s’duan mundimë, po lodra, duan si Grëkërit të vënë nëpër kafëra, dhe, me fjalë për të qëshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.
Ashtu bënin Grëkërit, andaj u-shuan. Po, siç e thamë, s’jemi të zotërit të hëqim mësimë nga vojtjet ë botës. Në vent që të vëmi të rrëmihim kopshten dhë të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblëdhur pëmë që s’kanë zen’ as rrënjë. Atyrëvë cilëvë u pëlqën, le t’i vënë politikës pas; këmi shprësë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria ë mëmëdhëut, ditë për ditë po mblidhën rrëth ë rrotull flamurit tonë, dhë lëftojnë në atë luftën ë mirë dhë pa gjak nga ë cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqipëtar.