MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Konstituohen KZAZ-të/ 21 prilli, afati fundit për partitë

12.04.2019 - 22:28

Administrata zgjedhore përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Tiranë në terren është gati.

90 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjdhjeve në 61 bashkitë, kanë në përbërje përfaqësues të PS-së dhe anëtarë jo politikë të zgjedhur kryesisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi PD dhe LSI nuk e kanë dorëzuar listën e anëtarëve të tyre brenda afatit ligjor.

Në Shkollën “Kosova” është konstituuar Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve 32 për Njësinë 2 në Tiranë.

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, foli për rëndësinë e funksionimit ligjor të këtyre komisioneve.

Këtë të premte janë konstituuar KZAZ-të në Tiranë e Durrës, ndërkohë që dje u konstituuan komisionet ne 56 bashki të tjera. Problematike është gjendja në bashkitë, Maliq, Himarë dhe Dropull.

Në një klimë të tensionuar politike, teksa opozita ka deklaruar se kërkon një proces zgjedhor pa Edi Ramën kryeministër, data 21 prill merr rëndësi të veçantë, pasi përkon me afatin e fundit ligjor për regjistrimin e partive politike në garën elektorale të 30 qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN