MENU

Deklarata

Konsujt e nderit refuzojnë të dorëzojnë targat “CD”/ Cakaj: Do përdorim policinë!

24.04.2019 - 10:24

Rreth 18 konsuj nderi kanë dorëzuar targat e tyre diplomatike në Ministrinë e Jashtme.

Ky dorëzim vjen në kuadër të reformës në diplomaci. Targat janë dorëzuar nga konsujt e nderit të Kosovës dhe Greqisë.

Në qarkullim janë 37 targa diplomatike, ku vetëm 18 prej tyre janë dorëzuar.

Disa kohë më parë ministri i Jashtëm Gent Cakaj u bëri thirrje konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin lirshëm dhe sigurojnë privilegje të veçanta.

Ministri u shpreh se do të kërkohet ndërhyrja e Policisë për të gjithë konsujt që kanë refuzuar të dorëzojnë targat diplomatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN