MENU
klinika

Postimi

Kosovë-Serbi/ Meta: Dialogu garanton stabilitet në rajon

08.04.2019 - 20:52

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë forcon paqen, garanton sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thotë se dy shtetet duhet të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare.

Postimi i plotë:

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Presidenti.