MENU
klinika

Femrat Kardashian vezulluese

Kourtney Kardashian feston 40-vjetorin

19.04.2019 - 11:02

Kourtney Kardashian ka festuar dje ditëlindjen e saj të 40- të dhe gjithçka ishte brilante. Në fakt kanë qenë motrat e saj, Kim dhe Khloe të cilat kanë ndarë herë pas herë disa momente nga festa.

Urimet nga motrat dhe mamaja kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve më fjalët shumë të sinqerta që kanë thënë ndaj motrës së tyre të madhe. Kourtney dukej fantastike në ditëlindjen e saj me një fustan të gjatë të zi pas trupit.

Hyrja në festën e saj ishte madhështore pasi përpos fishekzjarreve, Kourtney shoqërohej nga vajza e saj 6-vjeçare Penelope. Ndërkohë që në sfond luhej me saksofon coveri i bukur i Stevie Wonder “Isn’t She Lovely”.

Ajo që të binte në sy ishte torta e pazakontë në të cilën ishte vendosur një grua nudo në maskë e cila të sjellndërmend disa foto të viteve më parë kur Kourtney ka pozuar nudo.

Mbi tavolinë qendronin gjithashtu edhe disa shishe të personalizuara me fytyrën e Kourtney’s ku shkruhej: “Gjëja më interesante për t’u parë”.

Madje edhe pecetatkishte një mbishkrim: “Kim, ka njerëz që po vdesin”. Mos mendoni se ishte diçka rastësore. Kjo ka qenë përgjigjia që Kourtney i tha Kim-it kur humbi vathët e saj në det tek një nga seritë e “Keep up with Kardashians”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me Prof. Besim Boçin

“Femrat shqiptare duan të bëhen si Kim Kardashian”