09.04.2019 - 10:01
Kryeprokurori i Sarandës, Edison Ademi është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi është njohur me vendimin, Ademi është përplasur me trupin gjykues.
Ai ka kërcënuar duke u thënë; “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.
Dyshimet për kryeprokurorin, nga kontakti me të dënuar te problemet me pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngërçi në drejtësi
Vettingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Bujar Hoti
I ndërpritet edhe shkollimi
KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli
Shantazhonte qytetaren