MENU
klinika

Flet trajneri kuqezi

Kriza e Milanit/ Gattuso: Po turpërojmë një klub historik

29.04.2019 - 16:41

Forma e dobët në ndeshjet e fundit ka shkaktuar mjaft pakënaqësira në kampin kuqezi.

Milani i Gattuso ka vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit si dhe renditet momentalisht jashtë zonës Champions.

Genaro Gattuso nuk e fsheh zhgënjimin për atë humbje të rëndë që Milani i tij pësoi në sfidën ndaj Torinos.

Ai u shpreh në konferencën për shtyp se me paraqitjet e dobëta që po bëjnë futbollistët e tij në fushë po turpërojnë një klub legjendar si Milani ndërsa shtoi se përgjegjësi kryesor për rezultatet negative të këtyre javëve të fundit është vetë ai.

“Mendoj se u ndëshkuam nga një incident. Sot skuadra bëri atë që duhet të bënte, ishte thjesht ai incident. Torino të detyron të luash keq, kemi krijuar mundësitë tona, por nuk mund të shkaktojmë një penallti aq naive. 

Nuk po kënaqemi aq shumë sa dy muaj më parë. Nuk jemi të mprehtë, mendojmë shumë dhe kjo na heq entuziazmin. 

Prandaj e them që nuk mund të hyj në mendjen e lojtarëve pasi unë dua që ata të kenë shpirt luftarak dhe vendosmëri, por nuk po ndodh.

 Unë jam përgjegjës për rezultatet. Jo vetëm që po marrim rezultate të turpshme, por jemi duke turpëruar një klub historik. Zgjodha Cutrone-n në sulm sepse doja që të bënim pasime më të shpejta përpara, por nuk kemi lëvizur mirë. Nuk është problem fizik. 

Na mungon qetësia dhe një ecuri pozitive që të na japë besim. Jemi duke goditur veten tonë në fytyrë”, u shpreh trajneri i Milanit.