MENU
klinika

Vizita në Tiranë

Kriza politike/ Zyrtari i DASH takim me Ramën

08.04.2019 - 17:26

Me situatën ende të pandryshuar politike në vend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer.

Palmer do të zhvillojë një tur ku synimi parësor është e rikthimi i stabilitetit politik në Ballkan.

Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama në Kryeministri.

Vizita e Palmer në Shqipëri nuk përfundon vetëm me Ramën, pasi të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta.

Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë, zv.ndihmës sekretari amerikan, pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.