MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi-ambasadorëve: Mos fusni hundët, Borchardt të ketë kujdes!

05.04.2019 - 22:35

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli rreth situatës politike në vend dhe qëndrimin që LSI do të mbajë për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kryemadhi sulmoi sërish ambasadorët, duke u kërkuar që të mos fusin hundët në punët e brendshme. Në emisionin “Repolitix”, ajo paralajmëroi në veçanti ambasadorin Borchardt që të jetë më i kujdesshëm.

Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu.

Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund. Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrezikshme. Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë” deklaroi Kryemadhi.