MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi koalicion me Bashën: Flamur shprese për shqiptarët

23.04.2019 - 12:10

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e fundit në radhë por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.

Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Është shumë e qartë se kjo vjen si rezultat i axhendës sonë opozitare, e cila sot përfundon me nënshkrimin e një kolacioni të përbashkët përballë një shteti të kapur. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”,- tha Kryemadhi.

Ajo tha ndër të tjera se, “Shqipëria është vend që Zoti e ka vendosur në mes të BE, dhe çdo përpjekje e Ramës dhe bandave për ta mbajtur larg është e dështuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN