MENU
klinika

Detaje

Tsipras bën hapin e parë, ‘zbarkon’ në Shkup

02.04.2019 - 07:52

Në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare, kryeministri grek Alexis Tsipras.

Kjo vizitë është e para vizitë zyrtare që pas ndërrimit të emrit.

Kreu i qeverisë greke do të vizitë këtë të martë Shkupin së bashku me një delegacion ekonomik.

Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Në rend të ditës do të jenë këshillimet për çështje ekonomike dhe të sigurisë.

Tsipras do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.