MENU
klinika

Notre Dame de Paris

Kryevepra gotike ruan vetëm strukturën…

16.04.2019 - 12:16

Zjarri i madh që shpërtheu në katedralen Notre-Dame në Paris, nga punimet për restaurimin e saj, shkaktoi dëme shumë të mëdha dhe të konsiderueshme.

 

 

Katedrallja mesjetare katolike Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”), konsiderohet një prej shembujve më të mirë të arkitekturës gotike franceze, po ashtu kisha më e mirë në Kishën Katolike në Francë dhe në botë.

 

 

Në vitin 1160, për shkak se kisha në Paris ishte bërë famulli e mbretërve të Evropës, peshkopi Maurice de Sully e cilësoi katedralen e mëparshme të Parisit, Saint-Étienne, që ishte themeluar në shekullin e 4-të, si të padenjë funksionin e saj të lartë dhe e kishte prishur menjëherë pas marrjes së titullit të peshkopit të Parisit. Sipas legjendës, Sully kishte vizionin e një katedraleje të lavdishme të re për Parisin, duke e skicuar atë në tokë, jashtë kishës origjinale.

 

 

Për ndërtimin e saj, peshkopi kishte shembur disa shtëpi dhe kishte ndërtuar një rrugë të re për transportin e materialeve për pjesën tjetër të katedrales. Ndërtimi filloi më 1163, gjatë mbretërimit të Louis VII, por ka është e diskutueshme nëse themelet e katedrales i hodhi Sully ose Papa Aleksandri III. Ndërtimi i katedrales “Notre Dame” përfundoi më 1345.

 

 

Ende sot ndërtimi i katedreales shihet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës franceze të stilit gotik. “Notre Dame” ishte pjesë e Trashëgimisë Botërore në UNESCO, që francezët e kishin ruajtur atë jashtëzakonisht mirë. Shumica e dritareve ishin origjinale dhe prej shekullit i XIII, kishin pësuar vetëm disa ndryshime të vogla.

Katedralja, mbi 100 metra e lartë, dallohej veçanërisht për 3 fasadat e mëdha, ku janë gdhendur ilustrime të temave kryesore teologjike dhe tregime biblike. Për arkitekturën e veçantë, Katedralja Notre-Dame de Chartres vazhdonte të ishte një destinacion i rëndësishëm turistik. Katedralja ishte dikur qe tempull galo-romak; në shekullin IV, mbi tempullin e rrënuar, u ngrit një bazilikë merovinge dhe mbi të, një kishë romanike.

Një nga shembujt më të shkëlqyer të artit gotik-klasik, katedralja ishte 130 metra e gjatë, 48 e gjerë, 36 e lartë nga brenda, ndërsa nga jashtë, 69 metra. Ajo kishte një kapacitet prej 6 550 personash.

Katër rozonet, lule të mëdha prej guri e qelqi, me diametër trembëdhjetë metra, mbi një balaustër 7-metrash, ishin kryevepra të papërsëritshme. Lakueshmëria e plumbit u krijon vetratave mundësinë t’i bëjnë ballë erës, ndërsa struktura e fuqishme prej guri e prej hekuri e mbante prej shekujsh gjithë peshën e ndërtesës.

Katedralja kishte 10 kambana, më e madhja, Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër.

 

 

Deri kohët e fundit, kishte katër kambanat e shekullit XIX në rrota në kullën veriore, që ishin thuajse të rrëzuara. Këto kambana duhej të zëvendësonin nëntë që u hoqën nga katedralja gjatë Revolucionit dhe u vendosën për shërbime dhe festivale të ndryshme.

Kambanat dikur u lëvizeshin me dorë, përpara se të përdoreshin motorët elektrikë. Kur u zbulua se madhësia e kambanave mund të shkaktonte lëkundje në të gjithë ndërtesën, ato u nxorën jashtë përdorimit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN