MENU
klinika

Statusi i tatimpaguesve

“Kujdes transaksionet”, DPT apel tatimpaguesve

06.04.2019 - 11:00

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se çdo tatimpagues përpara se të hyjë në një transaksion me një tatimpagues tjetër, duhet të verifikojë statusin e tij dhe të sigurohet që blerësi apo shitësi është tatimpagues me status “Aktiv” dhe mund të kryejë transaksione.

Për tatimpaguesit me status “Pasiv”:

Do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.

Për tatimpaguesit me status “Aktiv”:

Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv.