MENU
klinika

Tirana bën 'paqe' në Gjirokastër

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi ‘thyen’ Skënderbeun

24.04.2019 - 18:31

Kukësi ka triumfuar 2-1 në sfidën ndaj Skënderbeut në Kamëz, në sfidën e parë gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. 

Sfida pati mjaft grintë që në minutat e para, por në minutën e 20’ ishte Kukësi që kaloi në avantazh, teksa Rroca me një top të gjatë gjeti Reginaldon dhe ky i fundit ‘tundi’ rrjetën e Dajsinanit.

Pjesa e parë u  mbyll me avantazhin e verilindorëve, që nisën vrrulshëm edhe pjesën e dytë me Vasil Shkurtaj që dyfishoi avantazhin, pasi i shpëtoi kurthit të pozicionit jashtë loje të mbrojtjes korçare dhe pasi dribloi Dajsinanin, dërgoi topin në rrjetë.

Goli i tronditi korçarët të cilët u zgjuan 5 minuta më vonë, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes kuksiane dhe ngushtoi rezultatin me golin e Dejvi Bregut.

Skënderbeu shtoi presionin duke krijuar disa mundësi të mira për të barazuar, por nuk u treguan të saktë në zonën e rreptësisë.

Kukësi ka hedhur kështu hapin e parë drejt kualifikimit, pavarsisht se goli i Bregut mban në lojë Skënderbeun, që do të tentojnë të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit, në 8 maj, në Korçë.

Nuk pati fitues në sfidën tjetër gjysmëfinale, atë mes Luftëtarit dhe Tiranës në Gjirokastër, dy skuadra të cilat e shtynë çështjen e kualifikimit për ta vendosur në ndeshjen e kthimit në kryeqytet, më 8 Maj.

Ekipet u treguan shumë të kujdesshme në fushën e blertë, duke bërë që tifozët të shikonin një ndeshje me pak raste për shënim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN