MENU

Në javët e fundit të shtatzanisë

Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit

10.04.2019 - 14:42

Almeda Abazi po jeton javët e fundit të shtatzënisë. Shumë shpejt ajo dhe bashkëshorti i saj turk Tolga do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë gjithë kësaj kohe Almeda ka publikuar fotografi të ndryshme, ndërsa ka zbuluar për fansat emrin e veçantë të djalit. Çifti kanë vendosur ta quajnë Efehan vogëlushin që pritet të vijë në jetë.

 

Në një intervistë për ‘Revista Who” bukuroshja shqiptare ka treguar se i pëlqente emri Efe, ndërsa bashkëshorti i saj i kishte propozuar t’i shtonin edhe prapashtesë ‘han’ pasi shumë familjarë të tij e kanë këtë.

Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave të familjes së tij u mbaron emri me ‘han“, ka thënë Almeda.