MENU
klinika

Nga New York Times

Kur historianët të shkruajnë për këtë epokë…

30.04.2019 - 11:39

Një tjetër sulm në sinagogë. Një ditë tjetër panik. Një tjetër periudhë pasigurie dhe frike.

Pyes veten nëse e kemi kuptuar plotësisht se si frika përhapet në shoqërinë tonë. Kur historianët të flasin për këtë epokë, ata mund ta përshkruajnë atë mbi të gjitha si peridha e frikës.

Epoka filloi më 11 shtator 2001, një moment kur një komb që dikur dukej i paprekshëm, papritmas ndihej jashtëzakonisht i pasigurt.

Ka qenë një epokë kur politikanët vetë e nxisin frikë. Donald Trump deklaroi një “masakër amerikane” dhe e bëri atë në Shtëpinë e Bardhë duke paralajmëruar një valë krimi emigrantësh që nuk ekziston.

Frika vjen edhe nga poshtë, në formën e traumave të fëmijërisë. Nganjëherë duket sikur gjysma e fëmijëve të Amerikës rriten në familje të tensionuara dhe vuajnë eksperienca të ndryshme që e bëjnë të vështirë për ta që të ndihen të sigurt. Normat e depresionit rriten. Sistemet e shëndetit mendor kolegjial ​​janë të mbingarkuara.

Ne në media kemi kontribuar gjithashtu. Gjithkush është një gazetar tani. Të gjitha lajmet janë Breaking News!

Ne kemi arritur në pikën ku vetë frika fillon të marrë kontrollin. Frika prodhon frikë.

Personi i frikësuar nuk është në gjendje të dëgjojë lajme të mira, ndërsa çdo kërcënim i mundshëm i duket më i madh se në të vërtetë.

kolana e librave

Frika shkon përtej fakteve dhe ndez imagjinatën. Nëntëdhjetë përqind e kohës nuk kemi frikë nga ajo që po ndodh me ne, por nga ndonjë gjë katastrofike që mund të na ndodhë nga imagjinata jonë.

Frika shkakton zemërim, dhe kjo më pas rrit frikën. Zemërimi është fëmija i frikës, shkruan filozofja Marta Nussbaum në librin e saj “Monarkia e Frikës”.

“Frika, në të vërtetë, është shumë narcisiste,” vazhdon ajo. “Ajo i përjashton të gjitha mendimet e të tjerëve.” Muslimanët janë të neveritshëm. Emigrantët janë të neveritshëm. Republikanët janë të neveritshëm. Irracionalizmi e neveria, shkruan Nussbaum janë në themelin e shumë të këqijave sociale.

Frika ringjall ideologjinë. Tani ideologjitë e mëdha përplasen: nacionalizmi i bardhë, populizmi,etj.

Por unë mendoj se qeverisja mund të jetë shërim. Akti i thjeshtë i përpjekjes për të zgjidhur problemet praktike.

Frika vjen natën. Por përfundimisht duhet të zgjoheni në mëngjes, të dilni nga shtrati dhe të përpiqeni.

David Brooks ka qenë kolumnist i The Times që nga 2003. Ai është autori i librit “Rruga për karakter” dhe libri  “Mali i dytë”.