MENU
klinika

Meta firmos dekretin

Kush është ambasadori i ri i Shqipërisë në Spanjë?

23.04.2019 - 11:10

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zyrtarizuar sot Gazmend Barbullushin në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, dhe jo rezident ne Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.

Dekreti për emërimin e Barbullushit është firmosur sot nga presidenti Meta.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

kolana e librave

Neni 1

Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

***

Barbullushi, ja CV e ambasadorit në Spanjë