MENU
klinika

Detajet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 26-vjeçari

21.04.2019 - 18:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Mëzezit në Tiranë, ku sipas raportimeve të para mësohet se është plagosur me armë zjarri një person.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku është plagosur një 26-vjeçar është plagosur në këmbë.

Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Por Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.

Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental. Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Mësohet se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjeksore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave