MENU

Kupa e Italisë

Lazio hakmerret në ”San Siro”/ Eleminon Milanin

24.04.2019 - 23:09

Lazio e Strakoshës është hakmarrë në San Siro ndaj Milanit duke eleminuar kuqezinjtë nga Kupa e Italisë.

Bardheklatërit triumfuan minimalisht 0-1 në Milano me golin e Correa në minutën e 58′. Kuqezinjtë dukeshin të shpërqëndruar në këtë ndeshje pasi në fundjavë i pret ndeshja e vështirë ndaj Torinos që ka një impakt të madh në zonën Champions.

Skuadra e Simone Inzaghit bëri autokritikë pas humbjes ndaj Chievos në kampionat dhe në një farë mënyre ‘morri hak’ për humbjen ndaj kuqezinjve në kampionat që shkaktoi jo pak polemika.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërkohë që e dyta rezultoi vendimtare për Lazialët.

Në minutën e 58′ skuadra e Inzaghit bëri një kundërsulm vrasës ku Imobile shërbeu në mënyrë të duhur për Correan që kaloi topin poshtë këmbëve të Reinas.

Strakosha bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë duel duke u vendosur në evidencë me disa pritje spektakolare.

Edhe pse humbi që në pjesën e parë mesfushorin serb Milinkovic-Savic për shkaqe dëmtimi, Lazio bëri një figurë shumë të mirë në këtë sfidë dhe tashmë e sheh veten në finalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesen e çiftit Atalanta-Fiorentina me gjysmëfinalen e parë mes tyre që ka përfunduar në barazim 3-3.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë vijojnë formën e dobët në ndeshjet e fundit, ku sot nuk funksionoi as ndryshimi i skemës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana bën 'paqe' në Gjirokastër

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi ‘thyen’ Skënderbeun