MENU
klinika

Bukuri

Lëkura ju është irrituar nga depilimi? Me këto maska, ju do shpëtoni

03.04.2019 - 16:44

Femrat shpesh hasin në vështirësi pas depilimit, ndërsa lëkura e tyre errësohet. Me anë të disa trajtimeve natyrale në shtëpi, mund të arrini që të zbardhni lëkurën në zonën intime, atë afër kofshëve, por mund t’i përdorni edhe në zonën e sqetullave.

Përdorni lëng limoni

Limoni njihet për vetitë e tij zbardhuese, ndaj para dushit pastroni sqetullat me lëngun e një limoni të freskët.

Një maskë e dytë, mjaft efikase do të ishte vaj ulliri, mjaltë dhe limon.

Bëni bashkë 1 lugë gjelle me limon, 1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë me mjaltë. Përzieni të tre përbërësit dhe vendosini në zonat problematike për 15-20 minuta. Lëngu i limonit largon qelizat e vdekura, vaji shërben për hidratim, ndërsa mjalti qetëson lëkurën. Në fund, pastrojeni me ujë të vaktë.