MENU
klinika

Çfarë kërkonte mbreti?

Letra e ’39-ës/ Kur Zogu i shkruante OKB-së

07.04.2019 - 10:45

Gazeta franceze “Le Peuple” ka botuar, të martën e 16 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me letrën e mbretit Zog dërguar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilën e risjellim për publikun shqiptar:

letra e mbretit zog per okb-konica.al
letra e mbretit zog per okb-konica.al

“Gjenevë. 15 maj. — Mbreti Zog i Shqipërisë i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një letër gjerësisht të motivuar, në të cilën ai proteston kundër dhunës së ushtruar prej Italisë në atdheun e tij, për të cilin ai deklaron se rezervon të gjitha të drejtat.

Qëllimi i komunikimit të mbretit Zog nuk është për t’iu referuar Këshillit ose të provokojë një debat mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri gjatë seancës së ardhshme, por të kujtohet, nëpërmjet kësaj qasjeje, shkelja e bërë si ndaj Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e gjitha për qëllime praktike.

Një nip i mbretit, princi Hysen (Hussein), erdhi të paraqiste sot këtë dokument Kombeve të Bashkuara dhe të specifikojë qëllimin e tij. Ka mundësi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, sipas qëllimeve të autorit, do të komunikojë këtë dokument për informacion shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara para mbledhjes së Këshillit të datës 22.”