MENU
klinika

Deklarata

Lëvizje brenda PS-së?/ Arta Dade: Arsyet pse duhet të largohet Rama

17.04.2019 - 08:48

“Shqipëria ka nevojë për krijimin e një lëvizjeje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë”, kështu është shprehur Arta Dade e ftuar në “Tempora”.

Gjatë kësaj interviste Dade theksoi se tashmë nuk ka më liderë, por vetëm drejtues partish.

Gjithashtu Dade përsëriti mendimin e saj, duke bërë me dije se kryeministri Rama duhet të largohet dhe të vendoset një tjetër në vend të tij.

“Kemi nje mosfunksionim normal te shtetit, shteti nuk po funksinon normalisht, eshte shume veshtire te tregosh me gisht vetem nje aktor, pergjegjes jane ata qe e quajne veten lider te forcave polictike. Maxhoranca duhet te nxjerre pergjegjesite e veta, por edhe opozita ka hyre ne nje lufte politike e papergatitur.

Kemi nje maxhorance monopartiake qe nuk po qeveris, maxhoranca duhet ta zgjidhe, une kam muaj qe e them, duke kerkuar qe kryeministri te larghet, te vendoset nje tjeter qe nuk mbart pergjegjesi kaq te medha mbi vete, se kemi nje maxhorance qe eshte kapur ne skandale qe duhet kohe te zgjidhen, dhe ne nje shoqeri demokratike konfliktet zgjidhen me dialog e kompromis. Por, ata qe e kane krijuar kete situate konfliktuale, nuk jane ata qe mund ta zgjidhin.

Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit.

Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, duhet bere nje levizje, zërat nuk kanë munguar.

Kujtoj Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë, te hapim urgjent dialogun, se cilet duhet te ulen ne kete treyeze nuk me takon mua ta them, por ata qe e kane krijuar kete krize nuk mund ta zgjidhin“, u shpreh ish-ministrja e Punëve të Jashtme.