MENU
klinika

Mori makinën fshehurazi

Lezhë/ U përplas me pemën, vdes pas 3 ditësh 13-vjeçari

01.04.2019 - 21:53

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 13-vjeçari Jurgen Ndreca, i cili u aksidentua pasditen e se premtes në lagjen ‘Nënë Tereza”, në Lezhë.

13-vjeçari humbi kontrollin e makinës që po drejtonte dhe u përplas me një pemë. Në aksident u plagos dhe një 16-vjeçar që udhëtonte me 13-vjeçarin i cili kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve.

Goditja ka qenë e fortë duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit, ndërsa të plagosurit u nisën drejt Tiranës, teksa njëri sot ndërroi jetë.