MENU

Bashkë me 5 simpatizantë

Librazhd/ Tentuan të bllokojnë Ramën, procedohet kreu i PD

02.04.2019 - 16:38

Policia ka proceduar kreun e Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto dhe 5 simpatizantë të kësaj partie.

Ata janë proceduar pasi tentativave për të bllokuar hyrjen e eskortës së kryeministrit Edi Rama, në qytetin e Librazhdit gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve, personat e proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka.

Një grup qytetarësh dhe simpatizantë së bashku me drejtues të degës së PD, kishin dalë në hyrje të këtij qyteti për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet në qarkullim.