MENU
klinika

"Ndërkombëtarët kanë mashtruar veten"

Ligjet e Reformës në Drejtësi, Kryemadhi është penduar

05.04.2019 - 21:37

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sonte se është penduar se ka votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi në datë 30 mars të vitit 2017.

-A jeni penduar?

Monika-Kryemadhi-konica.al
Monika-Kryemadhi-konica.al

“Unë po.

Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur.

Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

7 ligjet vonuan të gjithë procesin.

Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë” tha ajo.