MENU
klinika

Linjë ajrore me Riadin

Ministrja Balluku firmos marrëveshjen

19.04.2019 - 13:25

Ministrja Belinda Balluku dhe Presidenti i kompanisë ajrore FLYNAS, Bander Al-Mohanna, firmosën Memorandumin e Bashkëpunimit që i hap rrugë operimit në Shqipëri të kësaj kompanie.

Fillimisht do të kemi një linjë ajrore direkte Tiranë-Riad, me opsionin që bashkëpunimi? të shtrihet edhe në destinacione të tjera.

Memorandumi i bashkëpunimit me FLYNAS është pjesë e strategjisë së MIE për të afruar operatorë të tjerë të fushës, të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët shqiptar dhe në të njëjtën kohë do të ndikonte në uljen e kostove të biletave për udhëtarët.

Marrëveshja

Shqipëria do të ketë një linjë direkte fluturimi me Riadin. Për këtë qëllim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi të enjten një memorandum bashkëpunimi me kompaninë saudite të fluturimeve FLYNAS.

Linja ajrore mendohet t’i shërbejë sidomos turizmit nga Arabia Saudite dhe vendet e Lindjes së Mesme, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me rajonin në fjalë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministria Belinda Balluku, tha se bashkëpunimi me FLYNAS shënon një hap të rëndësishëm në tërheqjen e kompanive të reja ajrore në Shqipëri.

Ndërtimi dhe operimi i aeroporteve të rinj pritet të ndihmojë në rritjen e tregut. Ministrja Balluku tha se brenda dy viteve do të jetë gati Aeroporti i Kukësit, ndërsa së shpejti do të hapet një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Kompania

FLYNAS është një nga kompanitë ajrore loë cost më të rëndësishme në Lindjen e Mesme. Ajo është themeluar në vitin 2007 dhe, sipas informacionit në faqen zyrtare, kryen fluturime në 35 destinacione. Së fundmi, FLYNAS ka porositur 120 avionë të rinj Airbus, me një marrëveshje në vlerën e 8.6 miliardë dollarëve.

Nga BBC/ 'Për një kohë të pacaktuar'

Kina pezullon dialogun kryesor ekonomik me Australinë

Nga Bloomberg/ Basti i inflacionit truk ka arritur kulmin

Çfarë do vendosë sot Guvernatori turk?

Nga Financial Times/ Rolet duket se kanë ndryshuar...

Covid paralizon Azinë, perëndimi përgatiten për shpërthim

Ekonomia humbi rreth 43 mijë vende pune!

Guvernatori: Rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme…

Nga Financial Times/ Çfarë përfshin marrëveshja?

MB-Indi bien dakord për Hartën e rrugës 2030