MENU
klinika

"The Reds" rimarrin kreun

Liverpool shkatërron Huddersfield

26.04.2019 - 23:12

Liverpool ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Huddersfield.

Të besuarit e Klopp nuk dorëzohen në garën për titullin kampion edhe pse Manchster City ndjekës ka një ndeshje më shumë.

Naby Keita shënoi golin më të shpejtë në historinë e klubit duke zhbllokuar rezultatin pas 16 sekondash.

Sadio Mane dyfishoi rezultatin në minutën e 23′ pas krosimit të Arnold. Në fund të pjesës së parë Mohamed Salah gjeti kohën e mjaftueshme për të shënuar një super gol me parabël.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e trefishtë nga Liverpool por dhe e dyta nisi me të njëjtën ‘uri’ nga ekipi i Klopp.

Mane dhe Salah ishin sërisht protagonistë ku me golat e tyre respektivisht në minutat e 66′ dhe 83′ vulosën fitoren e “The Reds”


Liverpool me këtë fitore rikthehet në kreun e tabelës me shpresën se City do të lërë pikë në ndeshjet e ardhshme, duke rikthyer titullin kampion në “Anfield”