MENU

Premier League

Liverpool triumf me ‘aromë titulli’, rrëzon Chelsean

14.04.2019 - 19:57

Sadio Mane dhe Mohamed Salah ishin të mjaftueshëm për t’i dhuruar Liverpoolit një fitore të artë në shtëpi.

“The Reds’ mposhtën Chelsean me rezultatin e pastër 2-0  duke u rikthyer në kreun e tabelës. Të besuarit e Klopp dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes duke sulmuar portën e Kepa-s herë pas here. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërkohë që e dyta nisi vrrullshëm për Liverpoolin.

Në minutën e 51’ pas disa disa kombinimesh të bukura në zonë mes Salah dhe Henderson ky i fundit krosoi një top drejt Mane i cili nuk fali me kokë, duke kaluar vendasit në avantazh.  “Anfield” shpërtheu në festë por pa mbaruar mirë festa e golit të parë Van Dijk dërgoi një top tek Salah, i cili me një ‘predhë’ nga jashtë zone e dërgoi topin në trekëndësh, aty ku Kepa nuk mund të bënte asgjë.

Me supergolin e Salah, të kuqtë u motivuan edhe më shumë duke sulmuar gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që Chelsea pas një rasti të humbur nga Hazard, u dorëzua dhe u tërhoq në gjysmë-fushën e saj. Robertson në minutën e 83’ rrëshqiti në mesfushë duke rikthyer makthin e 2014-ës, kur Gerrard bëri të njëjtën gafë që i kushtoi atyre titullin kampion, por kësaj here Chelsea nuk e shfrytëzoi siç duhej kundërsulmin.

Asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe Liverpool mori një 3-pikësh të vyer në një ndeshje të vështirë, duke mos lejuar Manchester City-n të shkëputët në kreun e tabelës.

Më herët kampionët në fuqi të City-t, triumfuan 1-3 në transfertën e Crystal Palace, me golat e Jesus dhe dopietën e Sterling. ‘The Cityzens’ ruajnë të njëjtën linjë me Liverpoolin duke u renditur 2 pikë më poshtë por me një ndeshje më pak.

Me një Liverpool në super formë dhe një City të pa ndalshëm, gara për titullin e Premier është bërë më interesante se kurrë,