MENU
klinika

Deklarata

Lleshaj flet nga Shkodra: Siguria është goditur nga krimi!

01.04.2019 - 09:59

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj teksa ndodhet në Shkodër duke prezantuar prefektin e ri, Valdrin Pjetri, foli edhe për situatën me sigurinë në qytet.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se Shkodra ka marrë goditje të forta nga krimi.

Gjithashtu Lleshaj u bëri edhe një thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar me forcat e rendit.

Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi. Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për të goditur krimin e organizuar”, tha Lleshaj.