MENU
klinika

Grabitja Rinas

Lleshaj i “përvishet” Berishës: Haxhi Mileti sulmon policinë

25.04.2019 - 14:59

Edhe këtë seancë parlamentare, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka kursyer akuzat kundër ish-kryeministrit Berisha.

Lleshaj e cilësoi Berishën si Haxhi Mileti dhe i doli në mbrojtje Policisë së Shtetit.

Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, duke cilësuar grupin që fshihet pas grabitjes në Rinas, jo vetëm i rrezikshëm, por edhe me lidhje të ngushta me celulat terroriste.

Ligji që do miratohet sot do t’i japë një zgjidhje të konsoliduar sistemit. Ligji mundëson rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë. Ky ligj krijojn kushtet bazë për rritjen e profesionalizimit të oficerëve të policisë gjyqësore, duke filluar nga momentet e kualifikimet.

Edhe sulmi ndaj policisë së shtetit është shenjë e dëshpërimi të madh ndaj sulmeve ndaj policisë së shtetit. Jo vetëm sulme me gurë por edhe sulme verbale.

Në një hark të shkurtër kohor, vetëm pak ditë e cila u finalizua me një vjedhje, policia e shtetit arriti të dokumentojë me prova shkencore një vepër shumë të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Grupi kryesohet nga Haxhi Mileti. Ka hequr dorë nga thirrja e njerëzve me emrin e vërtetë. Besoj se e dini kushdo që ka lexuar librin e Ismail Kadaresë e di kush është Haxhi Mileti.

Në Kosovë ky grup ka sulmuar banka, ka sulmuar policinë e shtetit ka lidhje me celulat terroriste.

Mbetet në grupin shqiptar të mbahet kjo situatë e cila është e jashtëzakonshme. Ishte vetëm sot një shenjë interesante vlerësim, nga e Ngarkura me Punë e cila e vlerësoi si policinë më të mirë në Kuvend”-u shpreh Lleshaj.