MENU

Thyen rekordin

Long shënon golin më të shpejtë në Premier League

24.04.2019 - 20:04

Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long,  ka shënuar dje golin më të shpejtë në historinë e Premier League.

Irlandezit iu deshën vetëm shtatë sekonda për të shënuar ndaj Watford.

Watford nisi lojën nga mesi i fushës dhe në një top të kthyer në mbrojtje, Long i rrëmbeu topin Craig Cathcart dhe shënoi në portën e Ben Foster.

Me golin e djeshëm, Long thyen kështu rekordin e mbrojtësit të Tottenhamit, Ledley King, që kishte shënuar pas 10 sekondash ndaj Bradford në vitin 2000

Edhe Alan Shearer kishte shënuar pas dhjetë sekondash për Newcastle kundër Manchester City në vitin 2003.

Golat më të shpejtë në historinë e Premier League:

  1. Shane Long (7 seconds)
  2. Ledley King (9.82 seconds)
  3. Alan Shearer (10.52 seconds)
  4. Christian Eriksen (10.54 seconds)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana bën 'paqe' në Gjirokastër

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi ‘thyen’ Skënderbeun