MENU
klinika

Deklarata

“Takohuni në mesin e urës”/ Ambasadori Soreca apel Qeverisë dhe Opozitës

08.04.2019 - 11:37

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca tha se BE e mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Ai thekson se lufta kundër korrupsionit, ndër të tjera kërkon vullnet politik.

Në fjalën e tij në aktivitetin me temë ‘Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik’ Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm” u shpreh Soreca ndërsa shtoi se korrupsioni ka efekt shkatërrues në ekonomi.

Në aktivitet, krahas ambasadorit të BE-së ishte edhe kreu i ILDKPKI-së.

Ambasadori Soreca gjithashtu ka përsëritur sot thirrjen për kompromis mes opozitës dhe qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se “Tani është koha për kompromis, kompromis do të thotë që Qeveria dhe opozita takohen në mesin e urës”, duke shtuar se “ura ekziston thjesht duhet gjendur”.

“Reforma zgjedhore mund të kryhet me ndryshime legjislative, por edhe me hapa që ndërmerren nga ana e qeverisë, e kemi ftuar qeverinë të marrë masa, p.sh për shitblerjen e votave. Kur them që ka disa gjëra që mund të bëhen nga Qeveria në këtë fushë, dhe këto janë gjërat që opozita i ka kërkuar, ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, disa kërkojnë ndryshime legjislative dhe të tjera ndërhyrje nga qeveria“, u shpreh Soreca.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin