MENU
klinika

Në martesë për klipin e ri

Madonna dhe Maluma, një çift bashkëshortësh?

24.04.2019 - 10:59

“Medellin”, bashkëpunimi i ri i Madonnës dhe Malumës është publikuar në 17 prill, por pritet që videoklipi të jetë qershia mbi tortë e kësaj kënge.

Madonna ka publikuar disa video “teasers” në rrjetet e saj sociale dhe të gjithë ndjekësit janë fiksuar pas martesës së saj me artistin latin.

Ajo shfaqet e veshur me fustan të bardhë me vello, një kapele cowboy dhe dorashka lëkure.

Me duart në hedhur në qafë Malumas dhe kështu çifti ka dhënë një pamje shumë sensuale e që dukej kaq rele dhe e ndjerë.

Në një tjetër video, ajo shfaqet duke bërë një kërcim shoqëruar nga njerëz të veshur me kostume glamur, si për karnavale.

Kënga e tyre e re është pjesë e albumit të këngëtares “Madame X” dhe në qendër ka gjetjen sërish të dashurisë dhe martesën.