MENU
klinika

Foto

Makina përfundon poshtë kamionit, ndahet më dysh

29.04.2019 - 13:23

Paraditja e sotme ka qenë tronditëse por jo tragjike për njërin nga drejtuesit e automjeteve në hyrje të Tiranës.

Një aksident rrënqethës pa pasoja humbje jete ka ndodhur por dëmet kanë qenë vetëm për automjetin i cili është shkatërruar tërësisht.

Siç vihet re në foto, mjeti është shkatërruar krejt, ndërsa mësohet se makina kishte hyre poshtë një kamioni.

Makina përfundoi e ndarë më dysh poshtë kamionit, një skenë e cila dukej si e dalë nga ndonjë film, por fundi fatmirësisht nuk ka qenë tragjik për shoferin.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi ka dalë vetë nga makina pas aksidentit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.