MENU
klinika

Detajet

Mali i Zi/ Kreu i bandës arrestohet me 807 kg kokainë

18.04.2019 - 20:44

Marko Bozoviç nga Podgorica u arrestua nën dyshimin për kontrabandimin e 807 kilogramë kokainë, e cila po vinte nga Kolumbia në Europë.

Sipas asaj që shkruan Gazeta malazeze “Dan”, Bozoviç ishte kreu i një bande kriminale të drogës në Beograd, njohur si një nga njerëzit që merren me trafik droge.

Banda e tij ishte e dhunshme ndaj homoseksualëve, ndërsa shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Kur u arrestua, malazezit iu gjet një pasaportë e Afrikës së Jugut. Policia lokale po heton nëse ky rast është i lidhur me kapjen e 840 kilogramëve të kokainës të gjetur në një jaht në Portugali shtatorin e kaluar.

Menjëherë pas konfiskimit të narkotikëve, katër persona u arrestuan, duke përfshirë dy shtetas malazezë.

Hetimet shumë mujore të policisë treguan se kishte më shumë njerëz të përfshirë në kontrabandën e kokainës. Nuk përjashtohet që Bozoviç është pjesë e të njëjtit grup kriminal që u përpoq të kontrabandonte ngarkesa me 800 dhe më shumë kilogram kokainë. Droga u zbulua në një jaht në Atlantik.

Policia portugeze tha pastaj se 840 kilogramë kokainë u konfiskuan gjatë kontrollimit të anijeve. Më pas u njoftua se gjatë tre muajve të fundit, policia portugeze kapi më shumë se 10 ton drogë në det. Kur u konfiskua kokaina, dy burra dhe dy gra në një jaht u arrestuan.

Ekziston dyshimi se ata po kontrabandonin kokainë nga Karaibet në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Misioni për liri u realizua..."

Haradinaj nderon dëshmorët e Prishtinës