MENU
klinika

Përfshin edhe Agueron

Manchester City ëndërron Neymar-in/ Gati superoferta

23.04.2019 - 22:10

Dështimi i hidhur në Champions League ka vënë në punë Pep Guardiolën dhe Manchester City-n.

Trajneri spanjoll dëshiron të ‘blindojë’ ekipin e tij në mënyrë që të jenë konkurrentë seriozë për fitimin e trofeut me veshë të mëdhenj sezonin e ardhshëm.

Ëndrra e madhe e ‘Citizens’ quhet Neymar. Sulmuesi brazilian u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit e fubollit, kur kaloi nga Barcelona në Paris.

Edhe pse lojtari e mohon shpesh herë largimin nga “Parc De Princes”, mediat e huaja raportojnë se braziliani po mendon të ndërrojë skuadër. Sezoni me ulje-ngritje si dhe shkëlqimi i Kylian Mbappe duket se kanë bërë që Neymar të mendojë seriozisht gjetjen e një ekipi të ri në verë.

konica sportkonica sport mobile

Emri i tij është lidhur shpesh me një kalim tek Real Madrid si dhe me rikthimin tek Barcelona, por së fundmi në skenë ka dalë Manchester City.

Siç raportojnë mediat spanjolle, City është i gatshëm të ofrojë 130 mln stërlina plus kartonin e Kun Agueros për të bindur sheikët e PSG.

Anglezët janë të etur për një sukses në Europë ndërkohë që Neymar është gati të marrë rolin e protagonistit.

Nga ana tjetër PSG përveçse po kërkon një zëvendësues për Cavanin, mund të përballet edhe me Fair-Play financiar, gjë që mund të shtyjë francezët të pranojnë ofertën nga City.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN