Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njohur me emrin Mark Twain (Mark Tuein), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, “The Adventures of Tom Sawyer” (“Aventurat e Tom Sojerit”, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakwllberri Finit), që mq vonq do të njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme amerikane). Tëain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Saëyer, që i shkroi me makinë shtypi. Gjithashtu, ai punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait më të madh, Orionit. Gjatë kohës që ai punoi si daktilograf dhe reporter, shkroi historinë gazmore “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, që u be kaq e popullarizuar sa tërhoqi vëmendjen e publikut mbarëkombëtar.
Ai arriti sukses mjaft të madh, si shkrimtar dhe spiker. Mendjemprehtësia dhe satira e tij ishin të vlerësuara prej shumë kritikëve dhe letrarëve, ndërkohë që rrethi shoqëror i shkrimtarit përfshinte nga presidentë, artistë dhe industrialistë të ndryshëm edhe në Evropë. Gjendja e tij financiare ishte jo e mirë, megjithëse fitoi mjaft jo pak të ardhura nga shkrimet dhe ligjëratat. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij dhe William Faulkner, e quajti Twain-in “babai i literaturës amerikane”.
Jeta e hershme
Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite më vonë, më 1823. Ai ishte i gjashti nga 7 fëmijët, prej te cilëve, vetëm 3 mbijetuan. Vëllai i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904), vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij Margaret (1833-1836), vdiq kur ishte 3 vjeç, ndërsa vëllai i tij Benjamin (1832-1842), vdiq 6 vite më vonë. Kur Tëain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, që u bë frymëzim për librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”.
Kur Twain ishte 11 vjeç, më 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit më vonë, ai u bë daktilograf. Në vitin 1851, ai filloi të punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe grimcat humoristike për gazetën “Hannibal”, gazetë kjo e të vëllait. Në moshën 18-vjeçare, ai e la gazetën “Hannibal” dhe punoi si daktilografist në “Neë York City”, “Philadelphia”, “St. Luis” e “Cincinnati”. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tipografik të posaformuar, bashkimit të daktilografistëve dhe mbrëmjeve frekuentoi bibliotekat publike, duke i tejkaluar kështu njohuritë shkollore.
Martesa dhe fëmijët
Gjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt të vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj, Twain takoi shumë socialistë dhe aktivistë për të drejtat e grave dhe barazisë shoqërore. Ai, gjithashtu, takoi edhe shkrimtarin e socialistin William Dean Howels, me të cilin, pati shoqëri për një periudhe të gjate. Ata patën 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909) dhe një djalë, i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga difteria. Martesa e Twain dhe Olivias, zgjati 34 vite, deri më 1904, kur Olivia vdiq.
Dashuria për shkencën dhe teknologjinë
Tëain ka qenë shumë i dhënë pas shkencës dhe zulimeve shkencore. Ai pati një shoqëri të ngushtë dhe të gjatë, me fizikantin Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohë së bashku në laboratorin e fizikantit. Ai bëri 3 zbulime duke përfshirë një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për të zëvendësuar rripat prej llastiku). Libri i tij “A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court” flet për një udhëtar në kohë nga Amerika bashkohore, duke përdorur dijen e tij për shkencën për të prezantuar teknologjinë moderne Arturianit të Anglisë.
Kjo linjë e re tregimesh, më vonë do të kthehej në veçori e fanta-shkencës. Në vitin 1909, Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), një film ky, me metrazh të shkurtër.
Jeta e mëvonshme dhe vdekja
Marc Twain kaloi një periudhë depresioni të thellë, që nisi më 1896, kur vajza e tij Susy vdiq nga meningjiti. Vdekja e Olivias më 1904 dhe e Janë më 1909 e thelluan depresionin e tij. Më 20 maj të vitit 1909, miku i tij i ngushtë Henry Rogers, vdiq papritmas. Në vitin 1906, Tëain filloi autobiografinë e tij në “North Amerikan Review”. Në prill, Twain dëgjoi se mikesha e tij Ina Coolbrith, humbi të gjitha pronat e saj në San Francisko, nga tërmeti.
Twain formoi “The Angle Fish dhe Aquarium Club”, në vitin 1906, një klub për vajzat që i shihte si mbesat e tij, që i mungonin, Shumica e anëtareve ishin të moshës 10-16 vjeç. Ai shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte, teatro, si dhe për t’u argëtuar. Universiteti i Oksfordit e nderoi weain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, më 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij: Unë erdha në ketë botë me kometën Halley, më 1835. Ajo do të vijë prapë vitin tjetër dhe unë pres që të shkoj me të. Do të ishte zhgënjimi më i madh i jetës, nëse nuk shkoj kometën Halley.
Parashikimet e tij ishin të sakta – Twain vdiq nga një sulm në zemër, më 21 prill 1910, në Redding Connecticut, një ditë pas qasjes me të afërt të kometës në Tokë. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain, tha: “Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz dhe puna e tij do të vazhdojë të dhurojë kënaqësi për miliona njerëz që do të vijnë… Humori ishte amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar si nga anglezët apo njerëzit e vendeve tjera, ashtu edhe nga njerëzit e vendit të tij. Ai ka dhuruar një pjesë të pavdekshme të literaturës amerikane“.
Vepra
E gjithë vepra e Mark Tëain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo i vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: Përshtypjet e udhëtimit; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, satirat e vendosura në Mesjetë dhe Rilindje. Mark Twain, mbetet një shkrimtar dhe personalitet i padiskutueshëm i kohës së tij.