MENU
klinika

Kapen në një darkë intime

Martesë në horizont/ Rihanna i thotë “po” miliarderit Jameel?

21.04.2019 - 14:09

Këngëtarja e njohur Rihanna duket se është drejt martesës me të dashurin miliarder Hassan Jameel.

31 vjeçarja dhe Hassan, 30 vjeç, së fundmi janë parë duke shijuar një darkë romantike dhe intime në Nju Jork dhe thuhet se janë të gatshëm për t’u bërë burrë e grua.

“Rihanna është shumë e dashuruar me Hassan, ajo ka gjetur Princin e saj”, tha një burim për Hollyëood Life.

Rihanna

Ky burim tha se dyshja janë bashkë tash e dy vjet dhe këngëtarja duket shumë e lumtur, andaj nëse Hassan do t’i propozonte ajo do të pranonte.

Rihanna ka paralajmëruar një album të ri dhe shumë prej fansave të saj mendojnë që kjo është vetëm për të larguar vëmendjen nga albumi ngase nuk e ka gati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hedh poshtë zërat për ndarjen

Rihanna, gati për martesë