MENU

Reforma në Arsim

MAS ‘troket’ tek Meta, kërkon shkarkimin e rektorit të UT

13.04.2019 - 15:51

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar sot se ka vendosur të kërkojë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Sipas Shahinit, Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

Ajo tha se do t’i kërkojë Presidentit që ta shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës.

besa shahini-konica.al

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.

Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.