MENU
klinika

FOTO + VIDEO

Masakra e Tivarit, dimri i gjatë i vitit 1945

03.04.2019 - 08:59

Masakra e Tivarit, ka qenë vrasja e një numri të paqartë shqiptarësh nga Kosova, të rekrutuar prej partizanëve jugosllavë në fundin e marsit dhe fillimin e prillit të 1945 në Tivar, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Llogaritjet e numrit të viktimave variojnë nga 400 në 4200 të vrarë. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra. I implikuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, shteti shqiptar ka heshtur për dekada të tëra.

Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë.

Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, në shkëmbinj e kodra përreth.

Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesës “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).

Një ditë më vonë, u shkarkua i gjithë shtabi komandues, i udhëhequr nga Gasho Markoviçi.

Kjo ngjarje do të mbahet mend si një nga ekzekutimet më të mëdha në atë trevë. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që për dekada të tëra u hesht.

Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.

Ndërkohë autori i librit “E përjetshme është Shqipëria”, Sami Flamuri ka përkujtuar 74-vjetorin e kësaj masakre, ku u vranë e varrosën masivisht mijëra djem të Kosovës.

Sipas tij kjo tragjedi është feshur për dekada me radhë nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit.

Postimi në Facebook:

Sot mbushen 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës. Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit.

E falenderoj Shoqata Bjeshkatareve Rumia që me kte nisme përvjetore tash më shënohet një datë ku perkujtohen viktimat e Masakrës së Tivarit me 1 Prill 1945 para ish monopolit së Tivarit rrëfen për ju Sami Flamuri ?inçizuar nga Xhati Gjekaj“, shkruan Flamuri në Facebook.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!