Masakra e Tivarit është emërtimi për vrasjen masive të një numri të madh të civilëve shqiptarë të Kosovës në Tivar, të kryer nga njësitë partizane jugosllave në pranverën e vitit 1945, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Viktimat ishin kryesisht shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin rekrutuar nga Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, që të përdoren në luftën kundër forcave gjermane dhe forcave të tjera të boshtit, që atëherë ishin duke u tërhequr nga Ballkani. Shqiptarët marshuan nga Prizreni drejt Tivarit në tri grupe të ndryshme. Pothuajse të gjithë anëtarët e grupit tjetër të cilët nëpërmjet Shqipërisë arritën në Tivar ishin vrarë nga rojet malazeze.
Kjo tematikë ka gjetur hapësirë gjerësisht në Konica.al, dhe kësaj radhe më poshtë do të ndiqni një video nga Sami Flamuri, i cili siç edhe ka prezantuar përmes imazheve, gjendet në vendin ku mendohet se janë varrezat masive të viktimave nga Masakra e Tivarit.
Në video, ajo çka shihet më së miri, janë masive gurësh, të cilat me shpjegimin e Elvedin Dado Zaganjorit, në tivaras i vjetër, supozohet të jenë varrezat e lartpërmendura.
Bëhet fjalë për Masakrën e ndoshur më 1 Prill të vitit 1445, tek Monopoli “famëkeq” i Tivarit, ku janë vrarë të gjithë të rekrutuarit shqiptarë, të cilët u tradhëtuan në pabesi, sipas historisë.
Në vendin që shihet në video ku personazhet janë tashmë të pranishëm, sipas përshkrimit ishte e ndaluar të vizitohej, dhe kjo vizitë mund të jetë ndër të parat ekskluzive.
Në nga arsyet lidhet edhe me tiparet e terrenit, shumë i fshehur, si edhe me arsyen se pse viktimat janë varrosur, pikërisht aty, pasi forcat Jugosllave kanë zgjedhur vendin më të afërt, por edhe atë më të pamundurin për tu parë.
Gurët e mëdhenj, të dukshëm, duken të hedhur, më vonë, pikërisht për motivin e mbulimit të vendit të ngjarjes.
Pas transmetimit të historisë, z.Flamuri drejton edhe një apel përkundrejt instancave përkatëse, që eshtrat e atyre viktimave të zhvarrosen dhe të gjejnë paqe në tokat dardane.
Nga ana tjetër, i pranishëm në zonën e përmendur, Gazmend Çitaku, përmend disa shënime dhe fakte të njerëzve të moçëm të zonës së Tivarit, që provojnë se nuk bqhet fjalë vetë për një, por më shumë vende të tjera ku ka të varrosur nga masakra.
Për rrëfimin e plotë ndiqni videon e mëposhtme: