MENU
klinika

Deklarata

Masat/ Cakaj-konsujve të nderit: Dorëzoni targat diplomatike!

01.04.2019 - 09:31

“Të paktën 38 konsuj nderi nuk do të lëvizin më me targa diplomatike, por do të pajisen me shenja normale”, ky është vendimi i rëndësishëm që ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka njoftuar gjatë deklaratës për media të mbajtur ditën e sotme.

Deklarata:

“Ju informoj se kam vendosur për marrjen e masës së tjetër të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë. Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsull nderi që operojnë me targa diplomatike.

Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëher e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.

Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare.

Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale. Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në eficensë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit. Jemi të përgatitur për një tjetër masë.

Fuqizimin e pasaportës diplomatike shqiptare.”-u shpreh Cakaj.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!