Ish-mbrojtësi legjendar i Interit, Marco Materazzi ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në një event.
Grupi i tifozëve interistë në Shqipëri ka vendosur të presë legjendën zikaltër. Inter Club Albania surprizoi 45-vjeçarin duke u organizuar në sheshin “Skënderbej”, me shaj dhe flamuj zikaltër.
Në momentin kur ‘Matrix’ mbërrin, interistët shqiptarë brohorasin në kor: Të gjithë të çmendur për Materazzin.
Ish-kampioni i botës u bashkua menjëherë me tifozët ku brohoritën së bashku: “Kush nuk kërcen, është milanist”, duke ironizuar rivalët kuqezinj.
Të gjithë tifozët shkrepën foto me italianin duke ndarë një kujtim të bukur me një nga lojtarët që e ka dashur më së shumti ekipin zikaltër.
Materazzi mbrojti fanellën e Interit për plot 10 sezone, duke u shndërruar në një legjendë zikaltër.