MENU
klinika

Mbeti i vrarë në Rinas

Vëllai i Muratajt: Do t’i gjej ata që e lanë në rrugë!

10.04.2019 - 12:51

Në një prononcim për mediat, pasi identifikoi trupin e Admir Murataj së bashku me kunatën, vëllai Cen Murataj foli në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ai nuk e pranoi se Admir Murataj është organizator i grabitjes.

Sipas tij vëllai i tij është përdorur si vegël, “mish për top”.

Ai tha se nuk e ka të qartë nëse i vëllai u vra nga policia apo nga shokët.

Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët, por do t’i shohim kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”.

Sa për faktin që ai mund të ishte organizatori apo truri i bandës, vëllai nuk e pranon, por hedh dyshime: “Besoj që janë përdorur si vegla. Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”,- thotë ai.